Shëndeti fillon nga brenda. Edhe pse një dietë e balancuar është thelbësore, shpesh trupi ka nevojë për ndihmë shtesë përmes suplementeve ushqimore, sidomos në raste stresi, lodhjeje apo gjatë stinëve të ftohta.
Cilat janë suplementet më të zakonshme dhe çfarë përfitimesh kanë?
-
Vitamina C, D dhe zinku – përforcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë trupin nga infeksionet.
-
Vitamina B-kompleks dhe magnezi – ndihmojnë në reduktimin e lodhjes, përmirësojnë përqendrimin dhe energjinë.
-
Kolagjeni, biotina, vitamina E – ndikojnë pozitivisht në shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
-
Probiotikët – përmirësojnë tretjen dhe balancojnë florën bakteriale të zorrëve.
-
Omega 3 – ndihmojnë në funksionimin e zemrës dhe trurit.
Kujdes! Zgjidhja e suplementit duhet të bëhet gjithmonë në konsultim me mjekun ose farmacistin. Në ExpressPharma, farmacistët tanë janë të gatshëm të ju udhëzojnë për zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave tuaja specifike.
