Aftafort Spray

AFTAFORT Spray Oral është një produkt i formuluar posaçërisht për kujdesin e zgavrës së gojës. Përmban përbërësin aktiv klorheksidinë diglukonat, i cili është një substancë e njohur për efektivitetin e saj në reduktimin e pllakës dentare, parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe ruajtjen e higjienës orale.

Formulimi i pasuruar me ekstrakte natyrale organike të kamomilit, propolisit dhe trumzës ndihmon në qetësimin dhe mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve në mënyrë natyrale. Produkti ka një shije të freskët menteje, që lë një ndjesi të pastërtisë në gojë.

AFTAFORT rekomandohet për:

  • Parandalimin e formimit të pllakës bakteriale

  • Parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve (gingivitit dhe periodontitit)

  • Përdorim pas ndërhyrjeve dentare si heqja e dhëmbëve, pastrim profesional apo trajtime të tjera në zgavrën e gojës

  • Rruajtjen e higjienës orale në raste kur larja e dhëmbëve është e kufizuar ose e pamundur

Shtypni valvulën dhe drejtoni spërkatësin drejt zonës që duhet trajtuar në zgavrën e gojës (mishrat e dhëmbëve, plagët pas ndërhyrjes, etj.).

Spërkateni 3–4 herë në sipërfaqen që do të trajtohet.

Përdoreni 2–3 herë në ditë, ose sipas rekomandimit të dentistit.

  • Këshilla shtesë:

    • Mos e shpëlani gojën menjëherë pas përdorimit.

    • Preferohet të mos hani ose pini për rreth 30 minuta pas aplikimit, për të lejuar veprimin optimal të produktit.

Aqua

Sorbitol

Glycerin

Propylene Glycol

PEG-40 Hydrogenated Castor Oil

ChamomillaRecutita Flower Extract

Thymus Vulgaris Leaf Extract

Propolis Extract

Phenoxyethanol

Ethylhexylglycerin

Chlorhexidine Digluconate

Sodium Citrate

MenthaPiperita Oil

Aroma, Menthol

Sodium Saccharin

Citric Acid

Sodium Benzoate

Potassium Sorbate

Limonene

Eugenol.

Më shumë nga kjo markë

Mund të dëshironi gjithashtu

Shikuar së fundmi

No results found.
keyboard_arrow_up