Hydrate Conditioner

1000 L

Paketim: 260 ml

Herbatint Hydrate Conditioner është një balsam i pasur dhe ushqyes, i formuluar për të hidratuar intensivisht flokët e thatë, të brishtë dhe të pajetë. Formula e tij delikate me bazë bimore ndihmon në rikthimin e lagështisë natyrale, zbut flokët dhe i bën më të lehtë për t’u krehur, pa i rënduar.

Përdorimi i rregullt i këtij balsami përmirëson teksturën e flokëve, ul elektricitetin statik dhe mbron kundër faktorëve dëmtues si tharësja, piastra apo ndotja. I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht ato të trajtuar apo të ngjyrosur. Nuk përmban SLS, SLES, parabene, silikone apo ngjyrues artificialë.

-I pershtatshem per:

Flokë të thatë, të brishtë apo të dehidratuar

Flokë të trajtuar me bojë, tharëse, piastra apo trajtime kimike

Personat që kërkojnë një trajtim me bazë natyrale, pa kimikate të forta

Flokë që kanë humbur shkëlqimin dhe butësinë

1-Pas larjes së flokëve me Herbatint Hydrate Shampoo, aplikoni balsamin në flokë të lagësht.

2-Shpërndajeni nga mesi deri në maja, duke shmangur rrënjët nëse keni flokë të yndyrshëm.

3-Lëreni të veprojë për 3–5 minuta.

4-Shpëlajeni me ujë të bollshëm.

  • Aloe Vera (Aloe Barbadensis Leaf Juice):
    Hidraton dhe rigjeneron flokët e thatë dhe skalpin e ndjeshëm. Qetëson dhe përmirëson elasticitetin e flokëve.

  • Betaine (nga panxhari):
    Hidratuese e thellë që ruan lagështinë natyrale brenda fibrave të flokëve dhe i jep butësi të menjëhershme.

  • Proteina Gruri (Hydrolyzed Wheat Protein):
    Forcon dhe rigjeneron flokët e dëmtuar duke rritur qëndrueshmërinë dhe duke përmirësuar strukturën e tyre.

  • Ekstrakt i Kamomilit (Chamomilla Recutita Flower Extract):
    Zbut dhe ndihmon në qetësimin e skalpit. Jep një ndriçim natyral flokëve, veçanërisht atyre të çelur.

  • Ekstrakt Rozmarine (Rosmarinus Officinalis Leaf Extract):
    Ka veti antioksiduese dhe antiseptike që ndihmojnë në ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm dhe flokëve të fortë.

  • Glicerinë Bimore (Glycerin):
    Ofron hidratim të thellë dhe ndihmon në zbutjen e flokëve të thatë dhe të vështirë për t’u krehur.

  • Vitaminë E (Tocopherol):
    Mbron flokët nga dëmtimi oksidativ, stimulon rigjenerimin dhe ndihmon në ruajtjen e një pamjeje të shëndetshme.

keyboard_arrow_up