Medela Calma Bottle 250 ml

2350 L

Medela Calma Bottle 250 ml është një shishe inovative e dizajnuar për të mbështetur ushqyerjen me gji, duke i lejuar foshnjës të thithë, të marrë frymë dhe të pushojë në një ritëm natyral, ashtu si gjatë gjidhënies.

Ajo që e bën Medela Calma Bottle 250 ml ndryshe nga shishet normale është gryka e saj unike Calma, e cila është e dizajnuar për të imituar sa më afër ushqyerjen në gji. Ndryshe nga grykat klasike që lejojnë rrjedhje të vazhdueshme të qumështit sapo foshnja fillon të thithë, Calma lejon që qumështi të rrjedhë vetëm kur foshnja krijon vakum aktiv, ashtu si kur thith nga gjiri. Kjo do të thotë që foshnja duhet të punojë njësoj si në gji: thith, ndalon, gëlltit dhe merr frymë – gjë që ndihmon në ruajtjen e sjelljes natyrale të të ushqyerit me gji dhe redukton konfuzionin në thithje.

Po ashtu, Calma ka vetëm një madhësi gryke për të gjitha moshat, sepse rrjedha përshtatet automatikisht me fuqinë e thithjes së foshnjës, ndryshe nga shishet standarde që zakonisht kanë grykëza me rrjedhje të ndryshme sipas moshës. Ky dizajn gjithashtu ndihmon në parandalimin e kolikave, pasi sistemi i ventilimit zvogëlon gëlltitjen e ajrit. Në thelb, Calma është më shumë se një shishe – është një sistem ushqyerjeje që e mbron dhe mbështet gjidhënien, ndryshe nga shishet tradicionale që vetëm shpërndajnë qumështin pa përfshirë mekanizmin natyror të thithjes.Shishja është e bërë nga material pa BPA, është rezistente ndaj thyerjes dhe mund të pastrohet lehtësisht në enëlarëse dhe të sterilizohet . E pershtatshme me të gjitha pompat Medela që punojnë me shishe, Calma lejon që pompimi, ruajtja dhe ushqyerja të ndodhin në të njëjtën enë, duke ofruar rehati dhe siguri maksimale për nënën dhe foshnjën.

  • Sterilizimi para përdorimit
    Lani mirë të gjitha pjesët (shishen, grykën Calma, kapakun) dhe sterilizojini.

  • Mbushja me qumësht
    Nëse përdorni pompë Medela të përshtatshme, mund të pomponi direkt në shishe. Ose derdhni qumështin e gjirit të ruajtur në shishe deri në 250 ml.

  • Montimi i grykës Calma
    Vendosni grykën Calma mbi shishe dhe sigurohuni që të jetë montuar saktë dhe e mbyllur mirë me kapakun rrotullues.

  • Ushqyerja e foshnjës
    Mbajeni foshnjën në pozicion gjysmë të ngritur. Vendoseni butësisht grykën Calma në gojën e foshnjës. Foshnja do të duhet të krijojë vakum për të nxjerrë qumështin – njësoj si gjatë ushqyerjes në gji. Qumështi nuk rrjedh vetë; ai del vetëm kur foshnja thith aktivisht.

  • Pas përdorimit
    Çmontoni të gjitha pjesët, shpëlajini mirë dhe sterilizojini përsëri për përdorim të ardhshëm.

  • x Shishe plastike 250 ml

  • 1x Grykë Calma (Calma teat)

  • 1x Kapak mbrojtës për grykën Calma

  • 1x Disk për mbyllje (travel cap)

  • 1x Baza e grykës Calma (valvula)

Shikuar së fundmi

No results found.
keyboard_arrow_up