IAP Pharma Parfums është një markë spanjolle e parfumesh, që ofron eau de parfum për meshkuj dhe femra, të testuara dermatologjikisht dhe prodhuar me standarde të larta cilësie. E vendosur në industri me sistemet më të avancuara të përpunimit, marka synon të ofrojë aroma të qëndrueshme, elegante dhe me karakter specifik për çdo shije .
Parfumet njihen sepse janë antialergjik dhe per kombinimet e tyre që marrin frymëzim nga aroma të njohura, si Amor Amor ose Euphoria, por me një qasje më të përballueshme dhe me përqendrim te qëndrueshmëria e aromës gjatë ditës
Përshkrimi i aromës:
Nr. 32 është një aromë femërore, e ëmbël dhe elegante, e frymëzuar nga parfumi Olympea nga Paco Rabanne.
Tonet e sipërme:
Bergamot- e freskët dhe agrumore që jep gjallëri
Truffle e bardhë – një notë e veçantë dhe pak sensuale.
Tonet e zemrës:
Jasemin– e butë dhe femërore
Lule portokalli– me nuanca të ëmbla dhe romantike
Tuberozë– shton butësi lulesore dhe një ndjesi të ngrohtë e të pasur
Tonet bazë:
Vanilje– e ngrohtë dhe e ëmbël
Dru kedri– sjell elegancë dhe qëndrueshmëri
Amber– e përmbyll aromën me butësi.
Një aromë e përshtatshme për ditë pranvere, takime apo raste të qeta, me një karakter të butë dhe romantik.


















