IAP Pharma Parfums është një markë spanjolle e parfumesh, që ofron eau de parfum për meshkuj dhe femra, të testuara dermatologjikisht dhe prodhuar me standarde të larta cilësie. E vendosur në industri me sistemet më të avancuara të përpunimit, marka synon të ofrojë aroma të qëndrueshme, elegante dhe me karakter specifik për çdo shije .
Parfumet njihen sepse janë antialergjik dhe per kombinimet e tyre që marrin frymëzim nga aroma të njohura, si Amor Amor ose Euphoria, por me një qasje më të përballueshme dhe me përqendrim te qëndrueshmëria e aromës gjatë ditës
Përshkrimi i aromës:
Numri 4 nga IAP Pharma është një parfum për femra me karakter të butë, floral dhe frutash, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Aroma hapet me një freski të ëmbël dhe natyrale të mandarines që zgjon shqisat, duke u ndjekur nga zemra delikate e luleverdhës që i jep aromës një prekje femërore dhe të këndshme. Bazuar në një fond ngrohtësie dhe natyraliteti, aroma mbyllet me notën e kedrit që i jep thellësi dhe qëndrueshmëri, duke krijuar një efekt të rafinuar dhe elegant.
Tonet e sipërme:
Mandarinë – e freskët dhe e ëmbël, hap aromën me një ndjesi natyrale dhe të ndritshme.
Tonet e zemrës:
Luleverdhë – e butë, e ëmbël dhe feminine, shton një prekje romantike dhe të freskët.
Tonet bazë:
Kedër – e ngrohtë, drusore dhe e qëndrueshme, mbyll aromën me një karakter natyral dhe elegant.

















