IAP Pharma Parfums është një markë spanjolle e parfumesh, që ofron eau de parfum për meshkuj dhe femra, të testuara dermatologjikisht dhe prodhuar me standarde të larta cilësie. E vendosur në industri me sistemet më të avancuara të përpunimit, marka synon të ofrojë aroma të qëndrueshme, elegante dhe me karakter specifik për çdo shije .
Parfumet njihen sepse janë antialergjik dhe per kombinimet e tyre që marrin frymëzim nga aroma të njohura, si Amor Amor ose Euphoria, por me një qasje më të përballueshme dhe me përqendrim te qëndrueshmëria e aromës gjatë ditës
Përshkrimi i aromës:
Numri 14 nga IAP Pharma është parfum për femra, me aromë të ëmbël dhe lulesore, që përmban nuanca frutore dhe një bazë të ngrohtë drusore. Është i përshtatshëm për përdorim në mbrëmje dhe stinët më të ftohta. Ngjason me “The One” nga Dolce&Gabbana.
Tonet e sipërme:
Kërshërë dhe fruta të kuqe – e ëmbël dhe freskuese, jep një hapje të gjallë.
Tonet e zemrës:
Lule jasemine – e butë dhe e ndritshme, sjell një ndjesi elegante dhe femërore.
Tonet bazë:
Vanilje dhe druri – e ngrohtë dhe e ëmbël, jep qëndrueshmëri dhe thellësi aromës.

















