IAP Pharma Parfums është një markë spanjolle e parfumesh, që ofron eau de parfum për meshkuj dhe femra, të testuara dermatologjikisht dhe prodhuar me standarde të larta cilësie. E vendosur në industri me sistemet më të avancuara të përpunimit, marka synon të ofrojë aroma të qëndrueshme, elegante dhe me karakter specifik për çdo shije .
Parfumet njihen sepse janë antialergjik dhe per kombinimet e tyre që marrin frymëzim nga aroma të njohura, si Amor Amor ose Euphoria, por me një qasje më të përballueshme dhe me përqendrim te qëndrueshmëria e aromës gjatë ditës
Përshkrimi i aromës:
Numri 51 nga IAP Pharma është parfum për meshkuj, me një aromë moderne, e rafinuar dhe plot karakter. Ky parfum kombinon ëmbëlsinë e butë me nota drusore dhe aromatike, duke krijuar një prani të ngrohtë dhe joshëse që reflekton vetëbesim dhe forcë emocionale.
Tonet e sipërme:
Kastan i karamelizuar – i ëmbël dhe unik, sjell një hyrje të pazakontë dhe të ngrohtë.
Kardamom – aromatik dhe pak pikant, shton freski dhe kompleksitet.
Piper rozë – i lehtë dhe pak i mprehtë, jep një prekje dinamike dhe moderne.
Tonet e zemrës:
Sherebelë – e freskët dhe mashkullore, sjell një ndjesi të pastër dhe aromatike.
Lavandë – relaksuese dhe e balancuar, i jep aromës një strukturë klasike por të përpunuar.
Kanelle – e ngrohtë dhe joshëse, pasuron zemrën me një nuancë pikante dhe sensuale.
Tonet bazë:
Vanilje – e ëmbël dhe e thellë, sjell një ndjesi të ngrohtë dhe të paharrueshme.
Kështenjë – natyrale dhe e veçantë, shton një ton gurmand që dallon.
Nota drusore – i japin aromës qëndrueshmëri, pjekuri dhe një karakter të fuqishëm mashkullor.


















