IAP Pharma Parfume no. 48

SKU: N/A

Price range: 700 L through 2000 L

Paketim: 150 ml, 30 ml, 50 ml

IAP Pharma Parfums është një markë spanjolle e parfumesh, që ofron eau de parfum për meshkuj dhe femra, të testuara dermatologjikisht dhe prodhuar me standarde të larta cilësie. E vendosur në industri me sistemet më të avancuara të përpunimit, marka synon të ofrojë aroma të qëndrueshme, elegante dhe me karakter specifik për çdo shije .

Parfumet njihen sepse janë antialergjik dhe per kombinimet e tyre që marrin frymëzim nga aroma të njohura, si Amor Amor ose Euphoria, por me një qasje më të përballueshme dhe me përqendrim te qëndrueshmëria e aromës gjatë ditës

Përshkrimi i aromës:

Numri 48 nga IAP Pharma është një ujë parfumi (eau de parfum) me një aromë elegante dhe joshëse, një kombinim harmonik i ëmbëlsisë delikate dhe sensualitetit të thellë që lë një shenjë të paharrueshme.

Tonet e sipërme:
Dardhë – e freskët dhe e ëmbël, jep një hyrje frutore dhe ndjellëse.
Rrush i zi (blackcurrant) – sjell një thellësi të pasur dhe pak acide, duke i dhënë aromës vitalitet.

Tonet e zemrës:
Iris – elegant dhe pak pudror, i jep aromës një ndjesi luksoze.
Jasemin – i bardhë, i pastër dhe shumë femëror, e pasuron aromën me delikatesë.
Lule portokalli – e ndritshme dhe e freskët, shton një ndjesi ngrohtësie dhe gëzimi.

Tonet bazë:
Patchouli – tokësor dhe rafinuar, siguron jetëgjatësi dhe karakter të fortë.
Vanilje – e ngrohtë dhe e ëmbël, e bën aromën të paharrueshme.
Fasulet tonka dhe pralina – i japin një ndjesi kremoze, të shijshme dhe pak gurmande që mbështjell lëkurën me butësi.

* Apliko në zonat ku pulson gjaku: qafe, kyçet e duarve, pas veshëve.
* Për një efekt më të qëndrueshëm, përdor në mëngjes dhe rifresko sipas nevojës gjatë ditës

* Limonene – molekulë me aromë agrumore (nga limoni e portokalli), ndihmon notat e sipërme.
* Linalool – përbërës me aromë të butë lulesh, sidomos livando dhe trëndafil.
* Hexyl Cinnamal – lë një ton floral të ngrohtë; i zakonshëm në parfume të ngjashme me jasemin.
* Benzyl Salicylate – përdoret për të zbutur aromën dhe si stabilizues i jaseminit e luleve të bardha.
* Geraniol – përbërës natyror me aromë trëndafili.
* Citronellol – nuancë lulesh dhe agrumesh që përdoret për të thelluar bazën.
* Alpha-Isomethyl Ionone – aromë delikate, pudër/lule, e zakonshme në parfumeri.
* Coumarin – përbërës që i jep aromës një nuancë të ëmbël vaniljeje dhe barishtore.
* Benzyl Benzoate – përdoret si fiksues për ta bërë aromën më të qëndrueshme.
* Ethylhexyl Methoxycinnamate & Butyl Methoxydibenzoylmethane – filtrojnë rrezet UV dhe ndihmojnë që aroma të mos degradojë në dritë.

Më shumë nga kjo markë

Shikuar së fundmi

No results found.
keyboard_arrow_up