IAP Pharma Parfums është një markë spanjolle e parfumesh, që ofron eau de parfum për meshkuj dhe femra, të testuara dermatologjikisht dhe prodhuar me standarde të larta cilësie. E vendosur në industri me sistemet më të avancuara të përpunimit, marka synon të ofrojë aroma të qëndrueshme, elegante dhe me karakter specifik për çdo shije .
Parfumet njihen sepse janë antialergjik dhe per kombinimet e tyre që marrin frymëzim nga aroma të njohura, si Amor Amor ose Euphoria, por me një qasje më të përballueshme dhe me përqendrim te qëndrueshmëria e aromës gjatë ditës
Përshkrimi i aromës:
Numri 48 nga IAP Pharma është një ujë parfumi (eau de parfum) me një aromë elegante dhe joshëse, një kombinim harmonik i ëmbëlsisë delikate dhe sensualitetit të thellë që lë një shenjë të paharrueshme.
Tonet e sipërme:
Dardhë – e freskët dhe e ëmbël, jep një hyrje frutore dhe ndjellëse.
Rrush i zi (blackcurrant) – sjell një thellësi të pasur dhe pak acide, duke i dhënë aromës vitalitet.
Tonet e zemrës:
Iris – elegant dhe pak pudror, i jep aromës një ndjesi luksoze.
Jasemin – i bardhë, i pastër dhe shumë femëror, e pasuron aromën me delikatesë.
Lule portokalli – e ndritshme dhe e freskët, shton një ndjesi ngrohtësie dhe gëzimi.
Tonet bazë:
Patchouli – tokësor dhe rafinuar, siguron jetëgjatësi dhe karakter të fortë.
Vanilje – e ngrohtë dhe e ëmbël, e bën aromën të paharrueshme.
Fasulet tonka dhe pralina – i japin një ndjesi kremoze, të shijshme dhe pak gurmande që mbështjell lëkurën me butësi.