IAP Pharma Parfums është një markë spanjolle e parfumesh, që ofron eau de parfum për meshkuj dhe femra, të testuara dermatologjikisht dhe prodhuar me standarde të larta cilësie. E vendosur në industri me sistemet më të avancuara të përpunimit, marka synon të ofrojë aroma të qëndrueshme, elegante dhe me karakter specifik për çdo shije .
Parfumet njihen sepse janë antialergjik dhe per kombinimet e tyre që marrin frymëzim nga aroma të njohura, si Amor Amor ose Euphoria, por me një qasje më të përballueshme dhe me përqendrim te qëndrueshmëria e aromës gjatë ditës
Përshkrimi i aromës:
Iap Pharma Nr 40 është një parfum freskues dhe i ëmbël, që kombinohet me nota agrumore, lulesh delikate dhe një bazë të ngrohtë druri dhe musk-i për një aromë elegante dhe të qëndrueshme.
Tonet e Sipërme:
Portokall – i freskët dhe i ëmbël, hap aromën me një ndjesi të gjallë dhe plot jetë
Mente – e ftohtë dhe freskuese, shton një prekje rinore dhe energjike
Tonet e Zemrës:
Lule Portokalli – e ëmbël dhe delikate, i jep aromës një nuancë romantike dhe të freskët
Narcis – e butë dhe pak pudrore, sjell një ndjesi elegante dhe të rafinuar
Tonet Bazë:
Dru kedri – i thatë dhe i ngrohtë, jep qëndrueshmëri dhe elegancë
Amber – i ngrohtë dhe i ëmbël, përmbyll aromën me një prekje sensuale
Musk – i pastër dhe sensual, shton butësi dhe qëndrueshmëri

















