Improscar Patch – Caesarean

5400 L

Improscar Patch – Caesarean është një ngjitës silikoni mjekësor i krijuar posaçërisht për të reduktuar dukshmërinë e plagës pas lindjes me prerje cezariane. Ky patch ndihmon në përmirësimin gradual të pamjes së plagës duke e zbutur, zbardhur dhe sheshtuar atë, ndërkohë që mbron zonën e ndjeshme nga fërkimi, irritimi apo ndikimet e jashtme. Është rezistent ndaj ujit dhe qëndron i vendosur mbi plagë për disa ditë, edhe gjatë larjes, pa pasur nevojë për zëvendësim të shpeshtë. Materiali është i butë, fleksibël dhe i përshtatur për lëkurën pas lindjes, duke ofruar rehati dhe efektivitet gjatë gjithë periudhës së shërimit. Improscar Patch krijon një ambient optimal për maturimin e plagës dhe parandalon formimin e plagëve të theksuara apo të ngritura. Produkti është një pajisje mjekësore e certifikuar me vulë CE në Evropë dhe e regjistruar në FDA për përdorim në SHBA, çka garanton cilësinë dhe sigurinë e tij për nënat pas lindjes.

Para aplikimit sigurohuni që lëkura të jetë plotësisht e pastër dhe e thatë.
Lajeni zonën ku do vendoset patch-i me ujë dhe sapun të butë, pastaj thajeni mirë. Mund të përdorni një garzë sterile ose peshqir të pastër për ta tharë. Mos aplikoni kremra, vajra apo produkte të tjera në lëkurë para vendosjes së patch-it, sepse ato mund të pengojnë ngjitjen e tij.
Hiqni patch-in nga ambalazhi me kujdes dhe vendoseni direkt mbi shenjë. Sigurohuni që patch-i të mbulojë jo vetëm shenjën, por edhe rreth 1 cm nga lëkura përreth saj, për të pasur një mbulim të plotë dhe mbrojtje të mirë. Pjesa ngjitëse nuk duhet prekur me gishta për të shmangur kontaminimin apo dobësimin e ngjitjes.

Polydimethylsiloxane – një silikoni mjekësor që formon shtresë mbrojtëse mbi lëkurë
Polytrimethylsiloxane – një tjetër silikoni i butë dhe fleksibël që kontribuon në efikasitetin e patch-it
Polyether Polyurethane Film – film elastik që e bën strukturen shume rezistente dhe të qëndrueshëm në kontakt me ujë
Dimethicone – një agjent qetësues dhe zbutës që përmirëson ndjesinë mbi lëkurë dhe parandalon irritimet
Sodium carboxymethyl cellulose – një përbërës me veti lidhëse dhe hidratuese që ndihmon në qëndrueshmërinë e patch-it në lëkurë
Vinyl acetate – përdoret për ngjitje të qëndrueshme dhe fleksibile të patch-it pa e irrituar lëkurën
Ethylhexyl acrylate – përmirëson elasticitetin dhe vetitë ngjitëse të patch-it duke e bërë të përshtatet me lëvizjet e trupit
Glycerin – një hidratues që ndihmon në mbajtjen e lagështirës në lëkurë dhe zbutjen e indit të shenjës

Më shumë nga kjo markë

Shikuar së fundmi

No results found.
keyboard_arrow_up