Improscar Patch – Rectangle 30×80 mm është një ngjitës silikoni mjekësor me përmasa 30 x 80 mm, i përshtatshëm për trajtimin e plagëve të drejta dhe të vogla deri në mesatare, të shkaktuara nga ndërhyrje kirurgjikale, prerje, djegie apo dëmtime të tjera të lëkurës. Ky patch ndihmon në përmirësimin estetik të plagëve duke i zbutur, zbardhur dhe sheshtuar me kalimin e kohës. Falë materialit të tij silikoni të butë dhe fleksibël, ofron rehati gjatë përdorimit dhe përshtatet lehtësisht me lëkurën, madje edhe në zona që lëvizin shumë. Është rezistent ndaj ujit, mund të mbahet për disa ditë pa u zëvendësuar dhe mund të përdoret edhe gjatë dushit. Improscar Patch krijon një ambient të qëndrueshëm për shërimin e plagës, duke e mbrojtur nga fërkimi, ndotja dhe irritimet e jashtme. Është i përshtatshëm për përdorim afatgjatë dhe rekomandohet të përdoret në plagë të mbyllura për rezultate sa më të mira. Si produkt mjekësor, është i certifikuar me vulë CE për tregun evropian dhe i regjistruar në FDA për tregun amerikan, duke garantuar standarde të larta cilësie dhe sigurie.
Improscar Patch – Rectangle 30×80 mm
4000 L
Para aplikimit sigurohuni që lëkura të jetë plotësisht e pastër dhe e thatë.
Lajeni zonën ku do vendoset patch-i me ujë dhe sapun të butë, pastaj thajeni mirë. Mund të përdorni një garzë sterile ose peshqir të pastër për ta tharë. Mos aplikoni kremra, vajra apo produkte të tjera në lëkurë para vendosjes së patch-it, sepse ato mund të pengojnë ngjitjen e tij.
Hiqni patch-in nga ambalazhi me kujdes dhe vendoseni direkt mbi shenjë. Sigurohuni që patch-i të mbulojë jo vetëm shenjën, por edhe rreth 1 cm nga lëkura përreth saj, për të pasur një mbulim të plotë dhe mbrojtje të mirë. Pjesa ngjitëse nuk duhet prekur me gishta për të shmangur kontaminimin apo dobësimin e ngjitjes.
Polydimethylsiloxane – një silikoni mjekësor që formon shtresë mbrojtëse mbi lëkurë
Polytrimethylsiloxane – një tjetër silikoni i butë dhe fleksibël që kontribuon në efikasitetin e patch-it
Polyether Polyurethane Film – film elastik që e bën strukturen shume rezistente dhe të qëndrueshëm në kontakt me ujë
Dimethicone – një agjent qetësues dhe zbutës që përmirëson ndjesinë mbi lëkurë dhe parandalon irritimet
Sodium carboxymethyl cellulose – një përbërës me veti lidhëse dhe hidratuese që ndihmon në qëndrueshmërinë e patch-it në lëkurë
Vinyl acetate – përdoret për ngjitje të qëndrueshme dhe fleksibile të patch-it pa e irrituar lëkurën
Ethylhexyl acrylate – përmirëson elasticitetin dhe vetitë ngjitëse të patch-it duke e bërë të përshtatet me lëvizjet e trupit
Glycerin – një hidratues që ndihmon në mbajtjen e lagështirës në lëkurë dhe zbutjen e indit të shenjës








