Improscar Stick spf 50

4500 L

Paketim: 5 gr

Improscar Stick 50 është trajtimi i parë në botë për shenja në formën e një stiku me silikon rezistent ndaj ujit dhe me faktor mbrojtës SPF 50, i krijuar për ata që duan të reduktojnë dukshmërinë e shenjave në fytyrë. Ky stik është një trajtim efektiv dhe diskret për shenjat që ndihmon në zbutjen, lëmimin dhe reduktimin e dukshmërisë së tyre. Edhe pse nuk është e mundur të hiqen plotësisht shenjat në fytyrë ose në pjesë të tjera të trupit, është e mundur të reduktohet ndjeshëm dukshmëria e tyre. Improscar Stick 50 është zgjedhja e përsosur për personat që dëshirojne të reduktojne dukshmërinë e shenjave në fytyrë nga, për shembull, aknet apo dëmtimet. Ose në pjesë të tjera të trupit nga operacionet, djegiet, lisat, apendiciti, cezariani dhe të tjera.

Improscar Stick 50 krijon një mjedis të papërshkueshëm nga uji dhe optimal për maturimin e shenjës. Ai gjithashtu mbron shenjën nga streset e jashtme si rrezatimi UV, shiu, djersa dhe më shumë. Kjo e bën atë zgjedhjen perfekte për dikë që, për shembull, ka një shenjë në fytyrë që kruhet. Pa marrë parasysh se ku ndodhen shenjat në trupin tuaj, Improscar do t’ju ndihmojë të reduktoni dukshmërinë e tyre. Improscar Stick 50 është bërë me silikon mjekësor që ofron një shtresë të sigurt mbrojtjeje.

Mjekët përdorin silikonin për trajtimin e shenjave që nga viti 1982 me rezultate të mira dhe siguri të dokumentuar në disa studime mjekësore. Improscar Stick 50 është një pajisje mjekësore me markë CE në Evropë dhe regjistrim pranë FDA për shitje në Shtetet e Bashkuara.

Para përdorimit, sigurohuni që zona e shenjës të jetë e pastër dhe e thatë.

Hiqni kapakun e stikut dhe aplikojeni direkt mbi shenjën në mënyrë të barabartë.

Përdorimi rekomandohet të bëhet 2 deri në 3 herë në ditë, veçanërisht para ekspozimit në diell ose kurdo që zona është e ekspozuar.

Pas aplikimit, lëreni që të thahet vetë dhe shmangni përdorimin e rrobave ose objekteve që mund të fshijnë stikun nga zona e trajtuar.

Për një mbrojtje optimale, aplikoni përsëri pas djersitjes, larjes ose thatësisë së lëkurës.

Më shumë nga kjo markë

Shikuar së fundmi

No results found.
keyboard_arrow_up