Improscar Patch – Abdominoplasty

11000 L

Improscar Patch – Abdominoplasty është një ngjitës silikoni mjekësor i krijuar posaçërisht për të ndihmuar në reduktimin e dukshmërisë së plagëve pas operacionit të abdominoplastikës, ose ndryshe kirurgjisë së barkut. Ky patch është i dizajnuar për të mbuluar në mënyrë efektive plagën e gjatë që zakonisht mbetet në pjesën e poshtme të barkut pas këtij lloj ndërhyrjeje. Ai ndihmon në zbutjen, zbardhjen dhe sheshtimin gradual të plagës, duke përmirësuar ndjeshëm pamjen estetike të saj me kalimin e kohës. Patch-i është rezistent ndaj ujit dhe i përshtatshëm për përdorim të vazhdueshëm, përfshirë edhe gjatë larjes. Materiali është i butë, i frymëmarrshëm dhe i rehatshëm për lëkurën, çka e bën të përshtatshëm për përdorim afatgjatë pa shkaktuar irritime. Përdorimi i rregullt pas ndërhyrjes kirurgjikale ndihmon në parandalimin e formimit të plagëve të trasha, të ngritura apo me ngjyrë të errët, dhe mbron plagën nga fërkimi me rrobat apo ndikimet e jashtme. Improscar Patch është i certifikuar me vulën CE për tregun evropian dhe i regjistruar në FDA për shitje në SHBA, duke garantuar cilësi dhe siguri të lartë në përdorim.

Para aplikimit sigurohuni që lëkura të jetë plotësisht e pastër dhe e thatë.
Lajeni zonën ku do vendoset patch-i me ujë dhe sapun të butë, pastaj thajeni mirë. Mund të përdorni një garzë sterile ose peshqir të pastër për ta tharë. Mos aplikoni kremra, vajra apo produkte të tjera në lëkurë para vendosjes së patch-it, sepse ato mund të pengojnë ngjitjen e tij.
Hiqni patch-in nga ambalazhi me kujdes dhe vendoseni direkt mbi shenjë. Sigurohuni që patch-i të mbulojë jo vetëm shenjën, por edhe rreth 1 cm nga lëkura përreth saj, për të pasur një mbulim të plotë dhe mbrojtje të mirë. Pjesa ngjitëse nuk duhet prekur me gishta për të shmangur kontaminimin apo dobësimin e ngjitjes.

Polydimethylsiloxane – një silikoni mjekësor që formon shtresë mbrojtëse mbi lëkurë
Polytrimethylsiloxane – një tjetër silikoni i butë dhe fleksibël që kontribuon në efikasitetin e patch-it
Polyether Polyurethane Film – film elastik që e bën strukturen shume rezistente dhe të qëndrueshëm në kontakt me ujë
Dimethicone – një agjent qetësues dhe zbutës që përmirëson ndjesinë mbi lëkurë dhe parandalon irritimet
Sodium carboxymethyl cellulose – një përbërës me veti lidhëse dhe hidratuese që ndihmon në qëndrueshmërinë e patch-it në lëkurë
Vinyl acetate – përdoret për ngjitje të qëndrueshme dhe fleksibile të patch-it pa e irrituar lëkurën
Ethylhexyl acrylate – përmirëson elasticitetin dhe vetitë ngjitëse të patch-it duke e bërë të përshtatet me lëvizjet e trupit
Glycerin – një hidratues që ndihmon në mbajtjen e lagështirës në lëkurë dhe zbutjen e indit të shenjës

Më shumë nga kjo markë

Shikuar së fundmi

No results found.
keyboard_arrow_up