Improscar Patch – Circle Ø80 mm është një ngjitës silikoni mjekësor me formë rrethore dhe diametër 80 mm, i dizajnuar për të trajtuar plagët në zona me konture të rrumbullakëta ose të lakuara të trupit, si p.sh. gjoksi, shpatullat apo pjesët e kofshëve. Ky patch ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së plagëve duke i zbutur, zbardhur dhe sheshtuar gradualisht, ndërsa krijon një ambient të qëndrueshëm dhe të mbrojtur për maturimin e plagës. Falë materialit të butë, fleksibël dhe rezistent ndaj ujit, Improscar Patch qëndron i vendosur në lëkurë për disa ditë pa u lëvizur, madje edhe gjatë larjes apo aktiviteteve të përditshme. Është i përshtatshëm për përdorim pas operacioneve estetike, biopsive, ndërhyrjeve dermatologjike apo çdo plagë me formë të rrumbullakët. Përdorimi i rregullt ndihmon në parandalimin e formimit të plagëve hipertrofike apo keloide. Produkti është një pajisje mjekësore me certifikim CE për tregun evropian dhe i regjistruar në FDA për tregun amerikan, duke garantuar siguri dhe efektivitet të lartë në kujdesin e plagëve.
Improscar Patch – Circle Ø80 mm
9300 L
Para aplikimit sigurohuni që lëkura të jetë plotësisht e pastër dhe e thatë.
Lajeni zonën ku do vendoset patch-i me ujë dhe sapun të butë, pastaj thajeni mirë. Mund të përdorni një garzë sterile ose peshqir të pastër për ta tharë. Mos aplikoni kremra, vajra apo produkte të tjera në lëkurë para vendosjes së patch-it, sepse ato mund të pengojnë ngjitjen e tij.
Hiqni patch-in nga ambalazhi me kujdes dhe vendoseni direkt mbi shenjë. Sigurohuni që patch-i të mbulojë jo vetëm shenjën, por edhe rreth 1 cm nga lëkura përreth saj, për të pasur një mbulim të plotë dhe mbrojtje të mirë. Pjesa ngjitëse nuk duhet prekur me gishta për të shmangur kontaminimin apo dobësimin e ngjitjes.
Polydimethylsiloxane – një silikoni mjekësor që formon shtresë mbrojtëse mbi lëkurë
Polytrimethylsiloxane – një tjetër silikoni i butë dhe fleksibël që kontribuon në efikasitetin e patch-it
Polyether Polyurethane Film – film elastik që e bën strukturen shume rezistente dhe të qëndrueshëm në kontakt me ujë
Dimethicone – një agjent qetësues dhe zbutës që përmirëson ndjesinë mbi lëkurë dhe parandalon irritimet
Sodium carboxymethyl cellulose – një përbërës me veti lidhëse dhe hidratuese që ndihmon në qëndrueshmërinë e patch-it në lëkurë
Vinyl acetate – përdoret për ngjitje të qëndrueshme dhe fleksibile të patch-it pa e irrituar lëkurën
Ethylhexyl acrylate – përmirëson elasticitetin dhe vetitë ngjitëse të patch-it duke e bërë të përshtatet me lëvizjet e trupit
Glycerin – një hidratues që ndihmon në mbajtjen e lagështirës në lëkurë dhe zbutjen e indit të shenjës









